Përfaqësuesja A e Maqedonisë në konkurrencë të femrave ka pësuar humbje turpëruese nga Sllovenia në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit “C” eliminatorë, i vlefshëm për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski” në Shkup, Sllovenia shënoi fitore me rezultat 5:0.
Futbollistet sllovene e justifikuan rolin e tyre të favoritit në këtë ndeshje pasi siguruan avantazhin 2:0 që në pjesën e parë, falë golave të shënuar nga Kaja Koroshec në minutën e 23-të dhe Mateja Zver në minutën e 29-të.
Gjatë pjesës së parë, Maqedonia u kanos përmes Gentiana Roçit dhe Pavlina Nikolovskës, ndërsa vlen të theksohet se me paraqitje të shkëlqyer edhe përkundër dy golave të pranuar, u dëshmua edhe portierja Pancurova.
Lara Prashnikar në minutën e 56 shënoi për 0:3, ndërsa dy golat e fundit për sllovenet i shënuan Kajba në minuutën e 84-të dhe Kolbl në minutën 88-të.
Në ndeshjen hapëse në grup, përfaqësuesja e Maqedonisë mori fitoren në transfertë ndaj Letonisë me rezultat 4:3.
Maqedonia: 1. V. Pancurova, 16. V. Nedeva, 20. I. Limani, P. Nikolovska, 15. E. Panevska (53′ Petrovska), 14. M. Naceva (70′ Shopov), 8. A. Markovska, 10. N. Andonova, 4. R. Velkova (46′ Mustafa), 9. Y. Maksuti, 7. G. Roci;
Seleksionues: Aleksandar Andov;