Trim Lum në bashkëpunim me ambasadën italiane dhe FFM-në, në Shkup sjellë ekspozitën Paolo Rossi dhe Legjendat e futbollit botëror

Duke filluar nga data 8 prill (sot) e deri me datë 21 prill në Qendrën Multimediale, “Mala Stanica” në Shkup, në bashkëpunim midis kompanisë së mirënjohur në vend “Trim Lum”, ambasadës italiane në Shkup dhe Federatës së Futbollit të  Maqedonisë së Veriut, do të mbahet ekspozita në kujtim të Paolo Rossit dhe legjendave të Futbollit Botëror, njofton “infOSport.mk”.

Në këtë ekspozitë mes artikujve të shumtë që do të mbërrijnë në Shkup, janë edhe fanella e Leo Messit #10 nga ndeshja finale e Kupës së fundit të Botës që u zhvillua në Katar, e ku Argjentina mundi Francën si dhe topi zyrtarë i kësaj finaleje.

Pjesë e kësaj ekspozite, në të cilën të pranishmit do të mund të kontaktojnë me kampionët e mëdhenj të futbollit Botëror, do të jetë edhe Kupa e Botës e vitit 1982 e fituar nga Italia dhe Paolo Rossi, si dhe Këpuca e Artë dhe Topi i Artë.

Në këtë ekspozitë fjalë rasti do të merrë Kryeministri aktual i vendit, Talat Xhaferi, pronari i Kompanisë gjigande, “Trim Lum” dhe njëherit Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Ambasadori Italian në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri, gruaja e legjendës, Paolo Rossi, Federica Cappelletti, legjenda e futbollit Italian, Salvatore Schillaci, drejtuesi i projektit, Muharem Salihu si dhe Drejtori i ekspozitës, Marco Schembri.

Leave a Reply