Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë deri 19-vjeç regjistroi fitoren e parë në kuadër të turneut kualifikues të raundit të dytë të Ligës B, që po mbahet në Moldavi.
Në ndeshjen hapëse të turneut, të përzgjedhurat e seleksionuesit, Astrit Merko regjistruan një fitore të sigurtë dhe shumë bindëse ndaj nikoqireve, reprezentacionit të Moldavisë, me rezultatin 4:0.
Maqedonia zhvilloi një ndeshje të shkëlqyeshme dhe me plotë meritë në fund arriti fitore bindëse, duke e mbiluajtur kundërshtarin në tërësi në ndeshjen e sotme.
Biljana Paneska në minutën e 18-të kaloi në epërsi përfaqësuesen e moshave të reja të Maqedonisë, duke shënuar për 1:0, derisa Katerina Petkovska në minutën e 35-të u regjistrua në listën e golashënueseve dhe ngriti epërsinë në 2:0.
Në vazhdim futbollistet e përzgjedhura të Astrik MERKOS, shënuan edhe dy gola të tjerë në rrjetën e kundërshtarit, edhe atë me anë të Eva Andonova në minutën e 73-të dhe 81-të, të ndeshjes.
Në xhiron e dytë të turneut kualifikues në Moldavi, përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë deri në moshën 19-vjeç, do të përballet me Lituaninë. Kjo ndeshje do të filloj në ora 12:00.
Në ndeshjen e dytë të xhiros së parë të turneut kualifikues, reprezentacioni i Uellsit shënoi fitore 2:0 ndaj Lituanisë.
Turneu kualifikues, Moldavi:
Përfaqësueset deri në moshën 19-vjeçare (femra);
Maqedonia – Moldavia 4:0 (2:0)
Autore të golave: Biljana Paneska 18′ (1:0); Katerina Petkovska 35′ (2:0); Eva Andonova 73′ (3:0); Eva Andonova 81′ (4:0);
MAQEDONIA: Кristina Pavloska, Eda Dalipi, Matea Bllazheska, Katerina Petkova, Slagjana Gjorgjieva, Iva Josifova, Vesa Sela, Biljana Paneska, Jovana Pavlovska, Sara Mena, Simona Meijer;
Bankina Rezervë: Sara Stevanovska, Iva Jovanoska, Teodora Dalçeska, Natali Talevska, Ivana Milevska, Stefanija Veselinovska, Eva Andonova, Sara Dika, Ana Borizoska;
Seleksionues: Аstrit Merko;