Sokol Cikalleshi po kalon një sezon shumë të mirë në kampionatin elitarë të Turqisë, duke realizuar 11 gola me fanellën e Konyaspor. Falë shifrës prej 11 golave të shënuar, Cikalleshi pak kohë më parë, ishte bërë sulmuesi i huaj me më shumë gola në historinë e Konyaspor.
Mirëpo, Cikalleshi mund të shkruajë edhe një tjetër rekord në futbollin turk.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka realizuar 6 gola radhazi nga penalltitë me fanellën e Konyaspor, duke arritur kështu në vetëm një gol larg rekordit, që aktualisht mbahet nga një futbollistë tjetër shqiptarë. Florent Hadërgjonaj.
Në rast se Cikalleshi shënon edhe kundër Trabzonsporit nga pika e bardhë, atëherë ai do të barazonte rekordin e Hadërgjonajt.