Futsal Club Forca nga Sllupçani i Kumanovës, të shtunën në mbrëmje edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Maqedonisë në futsal, duke pranuar trofeun e më të mirit para tifozëve të vetë në palestrën “Faik Konica”, njofton “infOSport.mk”.
Futsal Club Forca me stil kampioni në kuadër të xhiros së 17-të mundi Ovçe Polen me rezultatin 12:0, duke regjistruar në këtë mënyrë fitoren e 16-të sezonale.
Taulant Ismaili dhe Ivan Krstevski shënuan nga tre gola në këtë ndeshje, Zoran Leveski dhe Dragan Petroviç shtuan edhe nga dy secili, derisa nga një gol shënuan edhe Berat Ramadani dhe Jasi Zekiri.
Trofeun e më të mirit për ekipin shqiptarë nga Sllupçani e ngriti kapiteni Taulant Ismaili, për të cilin ishte ky trofeu i 16-të në karrierë dhe gjithsej tituli i 8 kampion.
Në këtë mënyrë, Ismaili bëhet futsalisti më i trofeshëm shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, ndërsa lidhur me sukseset e tij, “infOSport.mk” ka përgatitur një lajm special, të cilin do e publikojmë pas pak.