Përfaqësuesja A e Maqedonisë për femra me seleksionuesin e ri po fillon ciklin e ri eliminator për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Zvicër në vitin 2025.
Përfaqësuesja jonë e femrave në fillim të muajit prill do të zhvillojë dy ndeshje eliminatore ndaj Letonisë dhe Sllovenisë.
Më 5 prill në “Riga” do të luajmë kundër Letonisë me fillim nga ora 17:00, derisa më 9 prill në qendrën stërvitore, “Petar Milloshevski” me fillim në ora 15:00 do të përballemi me Slloveninë.
Seleksionuesi i ri, Aleksandar Andov, në prag të këtyre dy ndeshjeve, ka vendosur të thërrasë këta futbolliste:
PORTIERE:
Berna Kabakçi – Carson (SHBA)
Viktoria Pançurova – Tiveria
Mia Petrovska – Bochum (Gjermani)
MBROJTJA:
Ana Milçevska – Lançkahuti (Gjeorgji)
Ana Boshevska – Tiveria
Pavlinka Nikolovska – Ljuboten
Viktoria Nedeva – Tiveria
Elena Petrovska – Ljuboten
Kristina Mojsoska – AS Junajted
Elena Paneska – Kamenica Sasa
MESFUSHA:
Olivera Cokleska – AS Junajted
Radica Velkova – Kamenica Sasa
Hava Mustafa – Shkëndija
Aleksandra Markovska – Ljuboten
Marjana Naceva – Borussia Dortmund (Gjermani)
Mila Talevska – Atletico
Ikmete Limani – Rr Weinberg 67 (Gjermani)
Natasha Andonova – Levante (Spanjë)
SULMI:
Yllza Maksuti – AS Junajted
Afrodita Salihi – Shkëndija
Teodora Shopov – Tiveria
Stefanija Marinkovska – Kamenica Sasa
Gentiana Roçi – Kupps (Finlandë)
Më 1 prill, përfaqësuesja e Maqedonisë për femra do të nisë zyrtarisht përgatitjet për ciklin eliminator për Kampionatin Europian 2025.