Përfaqësuesja e të rinjëve të Maqedonisë në konkurrencë të femrave deri në moshën 19-vjeçare në periudhën nga data 3, deri me 9 prill do të marrë pjesë në turneun kualifikues në kuadër të raundit të dytë të Ligës “B”, i cili do të mbahet në Moldavi.
Futbollistet tona të reja ndodhen në grupin 1, ku për kundërshtare do ti kenë nikoqiret e Moldavisë, Lituanisë dhe Uellsit.
Në ndeshjen hapëse të turneut kualifikues luajmë kundër Moldavisë. Ndeshja është programuar për datën e 3 prillit, me fillim në ora 12:00.
Tre ditë më vonë forcat do ti masim me përfaqësuesen e Lituanisë, gjithashtu me fillim në ora 12:00.
Në xhiron e fundit, përfaqësuesja jonë e re e femrave do të përballet me Uells, me datë 9 prill, gjithashtu në ora 12:00.
Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në konkurrenc të femrave deri 19-vjeç, për turneun e rradhës kualifikues, vendosi për ti ftuar futbollistet në vijim:
PORTIERE:
Kristina Pavloska – Shkëndija
Natali Talevska – Top Gol
MBROJTJA:
Eda Dalipi – AS Junajted
Matea Bllazheska – Ljuboten
Stefanija Veselinova – Kamenica Sasa
Slagjana Gjorgjieva – Tiverija
Iva Jovanoska – Ljuboten
Katarina Petkova – Istatov
MESFUSHA:
Sara Mena – AS Junajted
Simona Meijer – Makabi (Izrael)
Teodora Dalçevska – AS Junajted
Jovana Pavlovska – Tiverija
Ivana Milevska – Top Gol
Iva Josifova – Tiverija
Sara Stefanovska – Top Gol
Ana Borizovska – Reçica
Sara Dika – AS Junajted
SULMI:
Vesa Sela – AS Junajted
Biljana Paneska – Tiverija
Eva Andonova – Kamenica Sasa
Seleksionuesi Astrit Merko sot edhe zyrtarisht në ora 15:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, do ti fillojë përgatitjet për turneun kualifikues në kuadër të raundit të dytë të Ligës “B”, i cili do të mbahet në Moldavi.