Pas pushimit dy javor, skuadrat ndezin motorët, fundjava sjellë javën e 25-të

Pas pauzës për shkak Kombëtareve, rikthehet Liga e Parë, që këtë fundjavë do të servojë ndeshjet e javës së 25-të, njofton “infOSport.mk”.

Të njëjtat do të zhvillohen në dy ditë, edhe atë të shtunën dhe të dielën. E shtuna sjellë dy takime mjaft interesante. Në Çair do të përballen dy rivalët e vjetër, FC Shkupi dhe Vardari, ndërkohë në Kavadar, Tikveshi do të mirëpret Sileksin.

TAKIMET E SË DIELËS

Ndërkohë të dielën në program janë edhe 4 ndeshje të tjera. Vëmendjen do ta marrë takimi mes skuadrave buzë liqenit, Struga Trim Lum-Voska Sport, ndërsa në Tetovë, Shkëndija do të jetë nikoqire e Bregallnicës.

Gostivari shihet si favorit përballë Makedonija Gj.P, skuadër kjo që në anën tjetër, së bashku me Tikveshin i kishin shkaktuar disfatat më të rënda skuadrës nga Pollogu këtë edicion (3:0).

Në ndeshjen e fundit, AP Brera në Strumicë do të mirëpret Rabotniçkin e Goce Sedlloskit, që ndodhet në një krizë rezultatesh, pas tre disfatave të njëpasnjëshme kundër skuadrave si, Vardar (0:1), FC Shkupi (2:3) dhe Struga Trim Lum (1:2). (infOSport.mk)

Leave a Reply