Taulant Seferi padiksutim është një nga lojtarët shumë të rëndësishëm të kombëtares shqitpare. Ish-sulmuesi i Tiranës në një intervistë “Podcast me Bujar Osmani” ka treguar momentin kur mori ftesën për të përfaqësuar Shqipërinë.
Ndër të tjera ka zbuluar se ka luajtur me të gjithë grupmoshat e Maqedonisë, ndërsa te ekipi A vendosi edhe një rekord, si lojtari më i ri që kishte luajtur më atë kombëtare. Të gjithë e donin, por ëndrra dhe dëshira e Seferit ka qenë gjithmonë të përfaqësojë Shqipërinë.
Është pikërisht Alban Bushi që i realizoi ëndrrën sulmuesit të kombëtares, i cili nuk ëhstë menduar dy herë për t’i dhënë ”PO” ftesës së trajnerit të kombëtares U-21.
“Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar. Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, ka thënë 27-vjeçari. (newsport.al)