Përfaqësuesja futbollistike e Maqedonisë deri 21 vjeç, sot në ora 16:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”, do të zhvillojë stërvitjen e parë, përmes së cilës do të shënojë edhe zyrtarisht fillimin e përgatitjeve për dy ndeshjet kualifikuese në shtëpi kundër kombëtareve të Gjibraltarit dhe Suedisë, për kualifikim në Kampionatin Europian të vitit 2025.
Në ndeshjen e parë në kuadër të ciklit të ndeshjeve të marsit, më 21 mars do të përballemi me kombëtaren e Gjibraltarit, ndërsa vetëm pesë ditë më vonë në program është dueli ndaj Suedisë.
Pikërisht ndaj suedezëve, të besuarit e trajnerit Kanatllarovski kanë regjistruar fitoren e vetme në kuadër të grupit të 7 kualifikues, aty ku për momentin shpresat e vendit ndodhen në pozitën e 5-të me vetëm 3 pikë, po aq sa ka edhe Gjibraltari i vendit të fundit. (infOSport.mk)