Shkupjani Erkan Shabani bëhet “prishtinali”!

Futsalisti i njohur shkupjan, Erkan Shabani karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në elitën e futsalit kosovar, duke pranuar që ti bashkohet skuadrës së FC Prishtina Futsal.

Shabani së fundmi ishte pjesë e Juventus Seravës, te e cila skuadër kishte bërë edhe hapat e parë në futsalin profesionist, ndërsa pikërisht me këtë skuadër kishte fituar edhe trofeun e parë, duke fituar Kupën e Maqedonisë.

Ndryshe, Shabani për 5 vite me rradhë ishte pjesë e Futsal Shkupit, me të cilën skuadër gjithashtu kishte fituar Kupën e Maqedonisë, ndërsa 3 herë kishte fituar edhe titulin kampion, duke luajtur edhe në arenën ndërkombëtare, më saktësisht në Ligën e Kampionëve.

Përvoja e tij, por edhe aftësitë realizuese do të ndihmojnë FC Futsal Prishtinën për të grumbulluar sa më shumë pikë në këtë edicion në elitën e futsalit kosovar.

Shabani te FC Prishtina Futsal do të rigjejë dy ish shokët e Futsal Shkupit, Erkan Seferin dhe Berat Jakupin, që disa ditë më parë i ishin bashkuar skuadrës kosovare. (infOSport.mk)

Leave a Reply