Në fund të këtij muaji, përfaqësuesja U21 e Maqedonisë vazhdon me ndeshjet eliminatore për kualifikim në Kampionatin Evropian të vitit 2025, që do të mbahet në Sllovaki.
Të besuarit e seleksionuesit, Dragan Kanatllarovski në Shkup do të zhvillojnë dy ndeshje, kundër Gjibraltarit dhe Suedisë.
Ndeshja e xhiros së 5-të kundër Gjibraltarit është caktuar për me datë 21 mars në Arenën “Todor Proeski”, me fillim nga ora 14:00, ndërsa 5 ditë më vonë në të njëjtin vend dhe të njëjtën kohë, shpresat e vendit do të masin forcat me moshatarët e tyre të Suedisë.
Kujtojmë, pikërisht ndaj suedezëve kemi regjistruar fitoren e vetme në këto eliminatore. Maqedonia U21 bënë pjesë në grupin C, ku aktualisht renditet në pozitën e 5-të, me vetëm 3 pikë të grumbulluara pas 4 ndeshjeve të zhvilluara.
Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Dragan Kanatllarovski, për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme ka thirrur plotë 23 futbollistë, në mesin e të cilëve edhe shkupjanin, Xhemil Jahiji, i cili këtë edicion po shkëlqen me Voska Sport në Ligën e Parë:
PORTIERË:
Marko Alçevski – AP Brera
Stefan Mitrev – Kozhuv
Ivan Nikoloski – Kamenica Sasa
MBROJTËS:
Metodi Maksimov – Alesund, Norvegji
Stefan Despotovski – Rabotniçki
Reshat Ramadani – Shkëndija
Imran Fetai – Tikvesh
Andrej Stojçevski – Zhilina
Mihail Dimitrievski – Bregallnica
MESFUSHORË:
Ivan Nikolov 1 Sonderijske, Danimarkë
Ardian Çilafi – Sampdoria, Itali
Hamza Ramani – FC Shkupi
Luka Stankovski – Tuzlaspor, Turqi
Aleks Zlatkov – Makedonija Gj.P.
Dimitar Todorovski – Rabotniçki
Matej Angelov – Rabotniçki
Vane Krstevski – Shkëndija
Berat Kalkan – Gostivar
Erkan Semovski – Koge, Danimarkë
Xhemil Jahiji – Voska Sport
SULMUES:
Mario Ilievski – Kishvarda
Luan Abazi – St Gallen, Zvicër
Filip Trpçevski – Ucikten, Suedi