Real Madridi numëron deri në 4 ndaj Selta Vigos, turku Arda Guler e bënë sefte

Real Madrid ka shënuar një tjetër fitore bindëse në La Liga, duke mundur këtë herë Selta Vigon me shifrat 4:0. Kjo ndeshje i takonte javës së 28-të, pas së cilës “mbretërit” sërish kanë 7 pikë epërsi ndaj Gironas së vendit të dytë, njofton “infOSport.mk”.

Ylli brazilian, Vinicius Jr hapi serinë e golave në minutën e 21-të, ndërsa edhe përkundër rasteve konkrete përmes Rodrigos dhe Brahim Diaz, në pushim “mbretërit” shkuan me vetëm një gol epërsi, (1-0).

Pjesën e dytë, të përzgjedhurit e trajnerit Karlo Ançeloti shënuan 3 gola të tjerë, pavarësisht se i pari erdhi në minutën e 79-të, kur mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger, goditi me kokë fuqishëm, teksa topi goditi fillimisht tërthorsen e më pas shpinën e portierit Guaita, për të përfunduar në rrjetë.

Ky gol çmontoi ekipin mysafir, që në minutën e 88-të përmes lojtarit të tyre, Karlos Domingesh pranoi edhe golin e tretë, ndërsa rezultatin përfundimtarë, Real Madridi 4, Selta Vigo 0, e vendosi Arda Guler.

Për talentin turk, ishte ky goli i parë me fanellën e “mbretërve”, që në këtë mënyrë me hapa të sigurtë po marshojnë drejt titullit kampion. (infOSport.mk)

Leave a Reply