Mançester Siti nuk gaboi edhe në ndeshjen e dytë, duke përsëritur rezultatin e ndeshjes së parë, 3:1, dhe duke fluturuar pa shqetësime për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” shtynë që në fillim me zotërimin e tyre të zakonshëm të topit dhe kaluan menjëherë në avantazh me Akanji ( 5’), me asistimin e Julian Alvarez, i cili vetëm katër minuta më vonë dyfishoi shifrat.
Kopenhagen reagoi me Elyounoussi, i cili ngushtoi shifrat në minutën e 29-të. Shpresat nuk zgjasin shumë për danezët, sepse Siti e mbylli ndeshjen në limitet e pjesës së parë me golin e Haaland në minutën e 48-të.
Nuk ka shumë histori në pjesën e dytë me skuadrën e Guardiolës që fiton 3:1 dhe fluturon në çerekfinale për të shtatin vit radhazi, me fitoren e dhjetë të njëpasnjëshme në Ligën e Kampionëve. (infOSport.mk)