Struga Trim Lum fiton dhe raundin e tretë e pret si lider! Shkëndija, FC Shkupi dhe Voska barazojnë

Java e 22-të në elitën e futbollit vendor, pas së cilës bëhen edhe matematikat e fundit për në raundin e tretë final në Ligën e Parë, na solli tre barazime dhe një fitore për skuadrat shqiptare.

Fitoren e vetme këtë xhiro e regjistroi Struga Trim Lum, që në këtë mënyrë fazën kryesore e mbylli në pozitën e parë, duke përfituar sërish të drejtën që në xhiron e fundit, që mund të vendos direkt për titullin kampion, në Strugë të mirëpret FC Shkupin.

Skuadra e Shpëtim Duros me rezultatin 2:1 mundi Makedonija GJ,P, ndërsa falë barazimeve të FC Shkupit dhe Shkëndijës, skuadra kampione në fuqi, sërish u rikthye në krye të tabelës së klasifikimit me 45 pikë, një më shumë se skuadra shkupjane dhe dy më shumë se ajo tetovare.

Shkëndija barazoi në udhëtim në Strumicë përballë AP Brera, derisa FC Shkupi të njëjtën gjë e bëri ndaj Bregallnicës në Shtip.

Voska Sport dhe Gostivari barazuan me shifrat 1:1, ndërsa fitoreve minimale iu gëzuan Tikveshi dhe Vardari. Këta të fundit në derbin lokal, mundën Rabotniçkin 1:0, ndërsa me po të njëjtin rezultat, Tikveshi në Kavadar mundi Sileksin. (infOSport.mk)

Leave a Reply