Barcelona ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës në La Liga, atë ndaj Majorkas së Vedat Muriqit, që do të luhet këtë të premte.
Megjithatë, si duket që tani e gjithë vëmendja e “katalunasve” është për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Napolit, që do të luhet me 12 mars në Spanjë.
Kujtojmë, ndeshja e parë në Itali në stadiumin “Diego Armando Maradona” u mbyll me rezultatin e barabartë, 1:1.
Mediat spanjolle kanë raportuar në orët e fundit se, Çavi Hernandez rrezikon shumë nëse nuk kualifikohet, kjo pasi eliminimi mund të sjellë shkarkimin e spanjollit.
Çavi ka komunikuar se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona, por tani duket se fundi mund të vij më afër dhe gjithçka do të varet nga epilogu përfundimtarë i takimit kundër Napolit.