Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi, sot është dekoruar nga Komuna e Tetovës për kontributin e dhënë në sport, gjegjësisht në volejboll.
Si çdo vit tjetër ashtu edhe këtë vit Komuna e Tetovës për hirë të përvjetorit të saj ndau mirnjohje për qytetarët e saj më të vlefshëm, sipas vlersimit nga vet institucioni. Ndërkaq në këtë eveniment nuk mungoi as kampionia në fuqi e volejbollit të vendit tonë për femra, në këto katër vitet e fundit, Erjona Jonuzi.
Erjona si qytetare e Tetovës, i përfaqson tetovarët mjaftë mirë në volejboll si në gara shtetërore e cila është lojtare e Klubit të Volejbollit për Femra Rabotniçki, ashtu edhe në gara ndërkombëtare me përfaqsuesen e Maqedonisë së Veriut për volejboll.
Erjona gjatë 12-të viteve karrierë ka arritur të bëhet 7 herë kampione e kupës, 7 herë kampione në ligën e volejbollit në RMV, 6 herë e shpallur si pasuesja më e mirë e vitit në volejbollin e vendit, MVP në garat Evropiane me përfaqsuesen e Maqedonisë në ndeshjen kundër Letonisë.
Kujtojmë që së fundmi Erjona është dekoruar edhe me mirnjohje nga Agjencioni për Rini dhe Sport.