Zëvendësministrja e Drejtësisë, ktorija Avramovska-Madiq, së bashku me drejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, sot mbajtën konferencë për media në lidhje me Ligjin për sportin që u miratua dje dhe u propozua nga Ministria e Drejtësisë.
Avramovska – Madiq theksoi se Ligji për sport parasheh stimulim financiar për federatat sportive, klubet, sportistët aktivë nga sportet olimpike dhe joolimpike dhe subjektet tjera juridike që kanë vendim për kryerjen e aktiviteteve sportive.
Zëvendësministrja e Drejtësisë, duke folur për Ligjin e ri për Sportin, shpjegoi se Ministria e Financave e vlerëson sistemin aktual të vauchereve, me rrezikshmëri të lartë korrupsioni dhe për këtë ka ngarkuar Agjencinë për Sport dhe Rini që të gjejë një mënyrë të re për të mbështetur sistemin e sportit nëpërmjet subvencioneve shtetërore.
Nga ana tjetër, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Naumçe Mojsoski, ka sqaruar se në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë është modifikuar modeli aktual i njohur si sistemi i vauçerëve dhe në këtë mënyrë tërësisht largohet mundësia e çfarëdo keqpërdorimi në vetë procedurën.
“10 milionë euro fantastike do të shkojnë si mbështetje direkte financiare për sportistët, klubet dhe federatat sportive. Në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, modifikuam modelin e mëparshëm të njohur si sistemi i vaucherëve dhe arritëm një subvencion të drejtpërdrejtë shtetëror. Me këtë tërësisht anashkalohet çdo keqpërdorim në vetë procedurën dhe mjetet financiare vihen në dispozicion të subjekteve sportive të cilat sinqerisht punojnë dhe e duan sportin” – është shprehur Mojsoski.
Ndryshe, vitin 2023, nëpërmjet sistemit të vaucherëve janë mbështetur mbi 900 subjekte sportive dhe mbi 20.000 sportistë aktiv.