Arbin Kurti, talenti 18-vjeçar, në pritje të debutimit me ekipin e parë të Shkëndijës

Shkëndija e Tetovës të dielën zhvilloi takimin e parë të stinorit pranveror në elitën e futbollit vendor, duke mundur Makedonija GJ.P në Shkup me rezultatin minimal 1:0.

Pjesë e listës së futbollistëve në këtë takim për herë të parë në një ndeshje zyrtare ishte edhe sulmuesi i talentuar shkupjan, Arbin Kurti, i cili falë fizikut, por edhe cilësive që posedon, ishte një ndër ata futbollistë të rinj të shkollës së Shkëndijës, që ishte pjesë e fazës së përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Kurti në tokën turke morri besimin e trajnerit Jeton Beqiri në të gjitha ndeshjet, duke lënë përshtypje të mirë, ndërsa këtë gjë e pasqyroi edhe ftesa e fundit për të qenë pjesë e ekipit në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.

Ndryshe, Arbin Kurti është vetëm 18-vjeçar. Ai luan si mesfushor, por që më së miri gjindet në krahun e majtë të këtij reparti.

Shkupjani Kurti, hapat e parë i ka bërë te skuadra e FC Skupi, skuadër kjo që drejtohet nga profesori Bedri Saliu, një shkollë futbolli nga e cila kanë dalë shumë talentë, në mesin e të cilëve edhe Enis Bardhi.

Kujtojmë, Kurti luajti edhe në ndeshjen e parë kontrolluese të Shkëndijës në Tetovë kundër Skopjes. Ai në atë ndeshje kishte një performancë të shkëlqyer, duke bindur drejtuesit e skuadrës tetovare për ta marrë me vete në Turqi, ndërsa tashmë kur i njëjti ka shijuar minutat e para me ekipin e seniorëve në ndeshje miqësore, me siguri se pret që një gjë të tillë të bëjë edhe në ndeshjet zyrtare.

Pa dyshim do të ishte ky një realizim i ëndërrës së Kurtit, i cili pjesë e Shkëndijës është gati një vit, ku ishte ndër më të dalluarit në ekipin e të rinjëve, ndërsa tashmë i njëjti të gjitha stërvitjet i kryen me ekipin e parë, duke qenë gjithnjë nën vëzhgimin e trajnerit Jeton Beqiri, një trajner ky që njihet për zbulimin e talentëve, por edhe hapësirave që ju jep të njëjtive.

Rasti i fundit ishte me shkupjanin tjetër, Anes Maliqi, që për çudi ndeshjen kundër Makedonija GJ.P e nisi titullarë, duke bashkëvepruar në qendër të mbrojtjes me Klisman Cake. (infOSport.mk)

Leave a Reply