Me startin e stinorit pranveror, në kuadër të portalit të parë sportiv në gjuhën shqipe këtu në Maqedoni, “infOSport.mk”, starton edhe emisioni “GOL MAGAZINA“.
Është ky projekti ynë më i ri, përmes të cilit juve do ju sjellim të gjitha golat e ndeshjeve të Ligës së Parë.
Këtë fundjavë në elitën e futbollit vendor në program ishin ndeshjet e xhiros së 19-të.
Kampionët e vendit, Struga Trim Lum e nisi me barazim pjesën pranverore, ndërsa këtë më së miri e shfrytëzoi FC Shkupi, që me fitoren 3:0 ndaj Voska Sport, morri kryesimin e renditjes.
Fitores iu gëzua edhe Shkëndija në transfertën në Shkup përballë Makedonija Gj.P, ndërsa Gostivari dështoi të mund Vardarin e vendit të fundit.
Në xhiron e 19-të, në 6 ndeshje u realizuan gjithsej 10 gola, apo 1.7 gola për ndeshje. Në dy takime, atë në Çair të Shkupit dhe në Shtip u shënuan nga tre gola, derisa ndeshja në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit midis Rabotniçkit dhe Struga Trim Lum, ishte e vetmja që nuk prodhoi gola.
Java e 20-të në program është fundjavën e ardhshme, dhe e njëjta do të na dhurojë super derbin midis kampionëve në fuqi të Struga Trim Lum dhe liderit aktual, FC Shkupit. (infOSport.mk)