Ardian Limani gjatë stinorit vjeshtorë, ishte një ndër futbollistët më standard te Shkëndija e Tetovës, duke qenë titullarë në të gjitha 18 ndeshjet dhe duke kaluar në fushë plotë 1531 minuta.
Mirëpo edhe kjo nuk mjaftoi, pasi me ndryshimet e bëra te skuadra tetovare, drejtuesit “kuqezi” vendosën që të ndahen me këtë super futbollistë, i cili nuk arriti të shënonte golin debutues në Ligën e Parë të Maqedonisë.
Megjithatë, i njëjti një gjë të tillë bëri që në debutim me fanellën e Prishtinës, duke realizuar gol në takimin e sotëm kundër Gjilanit, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 20-të në elitën e futbollit kosovar.
Ish mbrojtësi i Shkëndijës, shënoi golin e barazimit për Prishtinën në minutën e 83-të, duke i kundërpërgjigjur në këtë mënyrë një goli tjetër të shënuar nga një ish lojtar i LPFMV, Senad Jaroviç.
Sulmuesi boshnjak me pasaportë gjermane, që është në pronësi të Struga Trim Lum, në minutën e 51-të, kishte kaluar në epërsi Gjilanin, duke realizuar kështu golin e tij të dytë personal nga po aq ndeshje të zhvilluara në futbollin kosovar. (infOSport.mk)