Senad Jaroviç i Struga Trim Lum shënon sërish për Gjilanin

Sulmuesi boshnjak me pasaportë gjermane, Senad Jaroviç, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën e tij në elitën e futbollit kosovar me skuadrën e Gjilanit.

Dy ndeshje, dy gola për sulmuesin shtatëlartë, kartonin e të cilit e posedon skuadra kampione e Struga Trim Lum.

Pas golit të shënuar në ndeshjen debutuese kundër Fushë Kosovës në transfertë, Jaroviç shënoi edhe sot përballë Prishtinës, duke u treguar kështu një vlerë e shtuar për skuadrën e Gjilanit, që do të luftojë për mbijetesë.

Pikërisht falë bashkëpunimit që kanë me Struga Trim Lum, drejtuesit e skuadrës kampione të vendit tonë, duke dashur që ti ndalin në ndihmë skuadrës gjilanase, vendosën ta huazojnë Jaroviç deri në fund të sezonit, ndërsa që në start po delë që është një vendim i qëlluar për të dyja anët.

Gjilani sot përballë Prishtinës barazoi 1:1, ndërsa vlen të theksohet se edhe për skuadrën nga kryeqendra kosovare, në listën e golashënuesve u regjistrua një ish futbollistë i kampionatit tonë, Ardian Limani, që deri në fundin e vitit të kaluar mbronte ngjyrat e Shkëndijës. (infOSport.mk)

Leave a Reply