Amir Nuhija i Shkëndijës në pranverë do të luaj me KF Arsimin e Çegranit

KF Shkëndija ka vendosur të huazojë lojtarin e talentuar, Amir Nuhija, te skuadra e Ligës së Dytë, Arsimi, me qëllim të sigurimit të më shumë minutave për lojë për lojtarin.

Ky vendim është marrë me qëllim që lojtari të zhvillojë përvojën e tij në fushë duke luajtur më shumë ndeshje dhe duke fituar më shumë eksperiencë.

Me këtë hap, Shkëndija shpreh besimin në talentin dhe potencialin e Amir Nuhijas, duke e parë si një investim për të ardhmen dhe në avancimin e karrierës së tij.

19-vjeçari Nuhija, i cili luan si mesfushor difenziv, me Shkëndijën ka kontratë profesionale, ndërsa i njëjti me fanellën “kuqezi” ka provuar veten të luaj edhe në Ligën e Parë, aty ku numëron 7 paraqitje. (infOSport.mk)

Leave a Reply