Liga e Kombeve, Maqedonia dhe Kosova mësojnë kundërshtarët në kuadër të Ligës “C”

Pak më parë në Paris të Francës u hodh shorti për grupet e Ligës së Kombeve, sezoni 2023/24, njofton “infOSport.mk”.

Pas Shqipërisë, që mësoi kundërshtarët e saj në kuadër të Ligës B, duke u shortuar në Grupin 1, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjerogjinë, kundërshtarët e tyre, tashmë i kanë mësuar edhe Maqedonia dhe Kosova.

Maqedonia është shortuar në grupin 4 të Ligës “C”, bashkë edhe me Armeninë, Ishujt Faroe dhe Letoninë, derisa Kosova do të bëjë pjesë në Grupin 2, së bashku edhe me Rumaninë, Qipron, dhe njërën prej kombëtareve mes Lituanisë dhe Gjibraltarit.

Ndeshjet e edicionit të sivjetëm do të luhen në vjeshtë, edhe atë mes muajve shtator dhe nëntor. Dy ekipet e para në grup kalojnë në fazën tjetër, atë çerekfinale.

Më poshtë mund të shihni të gjitha 4 grupet në kuadër të Ligës “C”.

Liga e Kombeve, Liga C

Grupi 1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovakia, Estonia
Grupi 2: Rumani, KOSOVA, Qipro, Lituani/Gjibraltar
Grupi 3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi
Grupi 4: Armeni, Ishujt Faroe, MAQEDONIA E VERIUT, Letoni

Leave a Reply