Duke filluar nga edicioni i ardhshëm, një ndër logat më prestigjioze europiane në nivel klubesh, Liga e Kampionëve, do të ndryshojë format.
Në vend të 32 skuadrave pjesëmarrëse, ashtu si ishte deri më tani, nga edicioni i ardhshëm në këtë kompeticion garues do të marrin pjesë gjithsej 36 skuadra.
Renditja sezonale e UEFA-s u jep një vend shtesë dy kampionateve më të mira. Në grup luhen 8 ndeshje në vend të 6 të zakonshmeve.
Nuk ka ndeshje të kthimit, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti.
36 skuadrat do të renditen në 4 grupe me nga 9 në bazë të renditjes së klubeve, me kampionët e ligave si koka grupi. Secila skuadër do të çiftëzohet me 2 rivalë nga çdo grup, një në shtëpi dhe një jashtë.
Pasi grupi të përfundojë, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16-ta. Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at finale. Skuadrat që eliminohen nuk kanë mundësi më të zbrezin në Europa League.
Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit pasi përcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, ndryshe nga 13 që luheshin më parë.
Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Edhe këto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. Mbetet vetëm për t’u parë se si do të funksionojë në realitet.