Remzifaik Selmani, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Bregallnicës nga Shtipi, të shtunën bëri debutimin me fanellën e kësaj skuadre, që në kuadër të fazës së përgatitjeve për stinorin pranveror zhvilloi një ndeshje kontrolluese kundër skuadrës serbe të Duboçica, njofton “infOSport.mk”.
Bregallnica regjistroi fitore 5:1, derisa Selmani realizoi golin e tretë, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhe.
Goli i Selmanit ishte i fundit gjatë pjesës së parë, në të cilën gola realizuan edhe Anderson dhe Robakidze, ndërkohë në pjesën e dytë, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Kanform dhe Gjorgjiev.
Kujtojmë, Selmani gjatë stinorit vjeshtorë ishte pjesë e Gostivarit, për të cilën skuadër në 9 ndeshje, regjistroi 2 gola dhe 1 asistim. (infOSport.mk)