Erdon Daci pjesën pranverore do të luaj me fanellën e skuadrës së Beveren në Ligën e Dytë belge, njofton “infOSport.mk”. Daci te Beveren do të luaj në formë huazimi nga rradhët e skuadrës së Westerlos, te e cila skuadër u transferua gushtin e vitit 2021 nga Konjaspori turk.
Daci ishte një ndër futbollistët më meritor për inkuadrimin e Westerlos në elitën e futbollit belg, kur në sezonin 2021/22 në kuadër të Ligës së Dytë në 25 ndeshje, realizoi 10 gola. Në sezonin debutues me këtë skuadër në Ligën e Parë të Belgjikës, Daci në dy ndeshje realizoi 1 gol, mirëpo një dëmtim i rëndë e largoi atë deri në fund të sezonit 2022/23.
Ndërkohë në sezonin aktual, Daci në 13 ndeshje në ligën elitare belge, realizoi 3 gola dhe 1 asist me fanellën e Westerlos, drejtuesit e së cilës skuadër tashmë u dakorduan me ata të Beveren për një huazim 6 mujor.
Te Beveren, Daci do të mbajë veshur fanellën me numrin 10. (infOSport.mk)