Drejtuesit e KF Gostivarit kanë bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke u solidarizuar me fëmijët në Palestinë, njofton “infOSport.mk”.
Ata, duke parë gjendjen e rënduar të popullit palestinez, në luftën jo të barabartë ndaj agresorit izraelit, kanë vendosur që të ndajnë një shumë në vlerë prej 10 milionë denarë, apo rreth 160.000 euro, për gjithë fëmijët palestinez.
KF Gostivari këto mjete i ka ndarë nëpërmjet Fondacionit “Tugva”, që është një fondacion i të rinjve dhe studentëve me seli në Stamboll.
Një gjest ky i drejtuesve të KF Gostivarit, që pa dyshim se meriton shumë respekt.