Stafi teknik i Shkëndijës, me kryetrajner Jeton Beqirin, është kompletuar me Agron Memedin. Ish-mbrojtësi i kuqezinjëve, tashmë disa vite i aktivizuar si trajner te shkolla e futbollit Shkëndija, edhe zyrtarisht bëhet pjesë e stafit teknik të ekipit të parë.
Memedi emërohet ndihmës trajner i Jeton Beqirit, derisa tashmë është pjesë e skuadrës në Antalia.
Pjesë e stafit të Jeton Beqirit, gjithashtu janë edhe Ivan Jovanovski, i cili luan rolin e trajnerit kondicional, dhe Saledin Mustafi, i cili është trajner i portierëve.
Nga tabori i “kuqezinjëve” shpresojnë se ky kombinim i përvojës dhe pasionit do të sjellë suksese të reja në fushën e futbollit.
Sot ekipi “kuqezi” në program ka dy seanca stërvitore, ndërsa të enjten do të zhvillojë edhe ndeshjen e dytë kontrolluese në Antalia të Turqisë, përballë ekipit polak të Warta Poznan.