Sulmuesi senegalez, Pape Oumar Cisse, edhe zyrtarisht sezonin e ri do të luaj me fanellën e Ballkanit në Superligën e Kosovës.
Një gjë të tillë “infOSport.mk” kishte paralajmëruar që me datë 7 janar, ndërsa tashmë është zyrtarizuar edhe nga vetë klubi kosovar, përmes faqes zyrtare në facebook.
21 vjeçari është rritur dhe zhvilluar si futbollist në Itali, derisa së fundmi ishte pjesë e elitës së futbollit tonë vendor, duke mbajtur veshur fanellën e AP Brera.
Cisse me fanellën e skuadrës nga Strumica në stinorin vjeshtorë zhvilloi 14 ndeshje, duke regjistruar vetëm një asist. (infOSport.mk)