Voska Sport ka regjistruar fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Mal të Zi, aty kjo skuadër u zhvendos që nga dita e djeshme, njofton “infOSport.mk”.
Skuadra shqiptare nga Ohri mundi ekipin e FK Mornar me rezultatin 2:1.
Ishte kjo ndeshja e parë në tokën malazeze për skuadrën e Voska Sport dhe e treta në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror.
Voska Sport bëri një paraqitje shumë të mirë gjatë gjithë takimit, pavarësisht se gjatë pjesës së parë ishin në disavantazh, 0:1.
Pjesa e dytë doli të jetë më produktive për skuadrën e Voska Sport, që arriti të shënojë dy herë, duke përmbysur rezultatin në 1:2.
Autorë të golave për skuadrën shqiptare nga Ohri, ishin Abdylhadi Jahja dhe Nikola Açimoviç.
Vlen të theksohet se gjatë pjesës së dytë, Jahja nuk realizoi nga pika e bardhë. (infOSport.mk)