Voska Sport gjatë ditës së sotme ka prezantuar edhe një emër të ri. Fjala është për Hristijan Jankuloskin, një futbollistë ky që tashmë një kohë më të gjatë është pjesë e skuadrës nga Ohri, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë që luan si qendërmbrojtës, ndërsa i njëjti si futbollistë është krijuar në Australi.
Jankuloski u prezantua nga ana e Drejtorit Sportiv, Iskender Jonuzi, i cili po bënë një punë mjaft të mirë te skuadra e Voska Sport, që është treguar shumë aktive në këtë merkato dimri. (infOSport.mk)