Struga Trim Lum ka sjellë edhe përforcimin e dytë në rradhët e veta gjatë kësaj merkatoje, njofton “infOSport.mk”.
Bëhet fjalë për një futbollistë 28-vjeçar, i cili skuadrës kampione të vendit, i bashkohet nga ekipi i Superligës së Serbisë, Radniçki Nish.
I gjatë 1.78 metra, Vlajkoviç kryesisht luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, por gjithashtu ka provuar veten të luaj në disa raste edhe si mbrojtës i krahut të majtë. Ai përveç pjesës difenzive, mjaft mirë gjindet edhe në pjesën ofenzive, ku dallohet me harkimet e tij, por edhe aftësitë me topin në këmbë.
Në elitën e futbollit serb numëron afër 100 ndeshje, ndërsa pjesën më të madhe të karrierës së tij e kishte kaluar si pjesë e Novi Pazar.
Ndryshe bëhet fjalë për një futbollistë i dalur nga shkolla e Radniçki Pirot, nga e cila skuadër në vitin 2020 u transferua te Novi Pazar. Pikërisht këtu ishte ngritja e këtij futbollisti, i cili pas dy sezoneve të shkëlqyera me skuadrën nga Sanxhaku, u transferua te Radniçki 1923, ndërsa 6 muajt e fundit ishte pjesë e Radniçki Nish.
Ai gjatë stinorit vjeshtorë me këtë skuadër regjistroi gjithsej 15 paraqitje, dy prej të cilëve në kuadër të Kupës.