Xhemal Ibishi gjatë ditës së sotme u prezantua nga ana e drejtuesve të FC Shkupit. Sulmuesi shkupjan skuadrës nga Çairi i është bashkuar që më herët, para se skuadra të nisej drejt Antalisë së Turqisë, mirëpo vetëm sot i njëjti është prezantuar zyrtarisht.
Ashtu siç kishte paralajmëruar “infOSport.mk” që dy javë më parë, Ibishi me FC Shkupin ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Te FC Shkupi i njëjti vjen nga rradhët e Tikveshit, me të cilën skuadër në pjesën e parë të sezonit luajti në 18 ndeshje, duke regjistruar 3 gola dhe 3 asistime.
Ibishi futbollin profesionist e kishte nisur të Vardari i Shkupit, që më pas të vazhdojë karrierën në Kroaci duke luajtur me Lokomotivën e Zagrebit, Dubravën e Zagrebit dhe Orijent të Rijekës.
Shkupjani, gjithashtu ka qenë edhe pjesë e ekipeve zinxhir të përfaqësueses së Maqedonisë, duke luajtur me grupmoshat U17, U19 dhe U21. (infOSport.mk)