Sulmuesi ganez, Isah Kuka është rikthyer në vendlindje, pas huazimit disa mujor te FC Shkupi nga rradhët e skuadrës së Hearts of Oak, njofton “infOSport.mk”.
Kuka te skuadra nga Çairi erdhi shtatorin e vitit të kaluar, duke përforcuar sulmin, aty ku kontribuoi me 2 gola dhe 2 asistime në 10 ndeshje që zhvilloi.
Kuka shënoi ndaj dy rivalëve shkupjan, Vardarit dhe Rabotniçkit, ndaj së cilës skuadër kishte shkëlqyer në ndeshjen e zhvilluar në Çair, kur FC Shkupi shënonte fitore 3:0 ndaj “romantikëve”.
Vendin e Kuka-s në sulmin e FC Shkupit do ta zë, Besar Guxhufi, që gjithashtu do të luaj në formë huazimi nga rradhët e Beshiktashit. Në vijën e sulmit, gjatë pranverës te FC Shkupi do të parqitet edhe norvegjezi, Emanuel Longe Grønner, i cili në ndeshjen debutuese ndaj Shkëndijës së Haraçinës, shënoi dy gola në fitoren 2:0.
Shkupjani, që nga dita e parë i është bashkuar skuadrës së FC Shkupit në Antalia të Turqisë, aty ku skuadra nënkampione e vjeshtës do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në prag të stinorit pranveror në Ligën e Parë, aty ku me shumë gjasa deri në fund do të luftojë për titullin e kampionit me Struga Trim Lum dhe Shkëndijën. (infOSport.mk)