Makedonija GJ.P ka angazhuar mesfushorin serb, Strahinja Pavishiç (196 cm), i cili te skuadra nga Gjorçe Petrovi vjen nga Gjeorigjia, aty ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës së FC Samtredia, njofton “infOSport.mk”.
Ndryshe, karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje, ndërsa FC Samtredia ishte skuadra e tij e parë jashtë vendlindjes, për të cilën skuadër njëherit ka zhvilluar edhe më shumti ndeshje gjatë karrierës, gjithsej 73.
Në Gjeorgji kishte luajtur edhe me FC Telavi, ndërsa gjithashtu kishte provuar veten edhe në ligën e dytë sllovake me skuadrën e Tatran Liptovsky Mikulas.
Gjatë karrierës profesionale, Pavishiç numëron gjithsej 104 ndeshje dhe vetëm 7 gola, shifra këto në suaza të normales për një mesfushor difenziv. (infOSport.mk)