Vllaznia e Qatip Osmanit nuk ndalet, regjistrojnë edhe fitoren e 5-të me rradhë

Vllaznia me Qatip Osmanin në krye është krejtësisht një skuadër tjetër. Strategu tetovar ka arritur që të krijoj një atmosferë fituese në skuadër, një skuadër që po frymon shumë më ndryshe, e ku si rezultat tashmë ata ndodhen në pozitën e tretë në renditje, shkruan “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e javës së 20-të, Vllaznia në Rrogozhinë në cilësinë e mysafirit mundi Erzenin me rezultatin minimal 1:0. Autorë i golit të vetëm për skuadrën shkodrane ishte mbrojtësi Milosh Stojanoviç, i cili në minutën e 86-të shfrytëzoi gabimin e portierit Bruno Puja, dhe nga afërsia shënoi golin e fitores për Vllazninë e tij.

MOMENT I GOLIT  

Ishte kjo fitorja e 5-të me rradhë për Vllazninë, pas atyre ndaj Dinamo Tiranës, Tiranës, Skënderbeut dhe Kukësit, me ç’rast kjo skuadër tashmë parakalon edhe skuadrën “bardheblu” nga kryeqendra shqiptare, Tiranën, duke u renditur në pozitën e tretë me 32 pikë.

Ndeshjen e rradhës në kampionat, Vllaznia do ta zhvillojë kundër Partizanit në Shkodër me datë 28 janar, ndërkohë mesjavën që vjen skuadra e Osmanit, po në Shkodër do të mirëpret Flamurtarin në kuadër të 1/8 së finales. (infOSport.mk)

Leave a Reply