Sabit Bilali edhe zyrtarisht është pjesë e Rabotniçkit, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë dy vjeçare. Bilali u prezantua nga ana e Drejtorit sportiv, Senad Muminoviq, i cili për “infOSport.mk” tha se ditëve në vijim pritet të shpalosin edhe emrat e përforcimeve tjera që pritet të ndodhin.
Sabit Bilali së shpejti prezantohet te Rabotniçki!
Bilali së fundmi ishte pjesë e Partizanit në Superligën shqiptare, aty ku gjatë stinorit vjeshtorë zhvilloi 9 paraqitje, ndërsa edhe 6 paraqitje tjera kishte bërë në kupat europiane.
Kështu, Bilali vetëm pas një viti rikthehet sërish në futbollin vendor, aty ku së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa në Ligën e Parë, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P, Gostivarit dhe FC Shkupit. (infOSport.mk)