Skuadra e Siperligës shqiptare, Erzeni ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin maroken, Junes Bnou Marzuk.
Bëhet fjalë për një futbollistë 27-vjeçar, i cili 6 muajt e fundit ishte një futbollistë i lirë, teksa së fundmi kishte luajtur në Rumani me skuadrën e Rapidit, aty ku tashmë luajnë tre futbollistët shqiptarë, Ermal Krasniqi, Florent Hasani dhe Albion Rrahmani.
Edhe pse nuk luajti asnjë ndeshje, Marzuk numëron një titull kampion në Serinë A me Juventusin në sezonin 2013-14, i njëjti sezon ku ai fitoi edhe Superkupën e Primaverës.
Janë këto dy titujt e vetëm në karrierën e pasur të marokenit, i cili ka provuar veten të luaj me kombëtaren U17 dhe U23 të Marokos, ndërsa gjithashtu 2 ndeshje kishte bërë edhe me fanellën e kombëtares U18 të Francës.
Periudhën më të mirë në karrierën e tij e kishte kaluar në Zvicër, në “Challenge League”, aty ku në 52 ndeshje me ekipe si Chiaso dhe Lugano kishte realizuar 23 gola. (infOSport.mk)
View this post on Instagram
“]
[/su_quote]View this post on Instagram