Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresheviç ka nënshkruar edhe zyrtarisht me klubin japonez, Machida.
Është vet klubi nga Superliga e Japonisë, i cili ka njoftuar nënshkrimin me Dresheviç.
“Ju njoftojmë se është vendosur që Dresheviç t’i bashkohet klubit me transferim të përhershëm nga Fatih Karagumruk i Turqisë”, thuhet në njoftim.
Detajet e transferimit të lojtarit të Përfaqësueses së Kosovës nuk janë bërë publike.
“Jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij klubi të madh. Jam i emocionuar që luaj për ekipin dhe tifozët. Është një përvojë e re për mua dhe familjen time gjithashtu. Unë dua që ky klub të fitojë trofe”, ka thënë Dresevic pas nënshkrimit të kontratës.
Kampionati japonez do të fillojë me 24 shkurt, ndërsa skuadra e re e Dresheviç në xhiron e parë do të përballet me G. Osaka.