Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Xhelil Asani largohet nga Vllaznia

Me angazhimin e brazilianit Andrey Yago da Silva Mesquita, drejtuesit e Vllaznisë edhe përfundimisht kanë ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin nga Kërçova, Xhelil Asani.

Lajmi është konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht nga drejtuesit e skuadrës shkodrane përmes faqes së tyre zyrtare në facebook, ku ndër të tjerash, shkruajnë: “𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐢𝐫ë𝐤𝐮𝐩𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐗𝐡𝐞𝐥𝐢𝐥 𝐀𝐬𝐚𝐧𝐢. 𝐍𝐞 𝐞 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐡ë𝐧ë 𝐩ë𝐫 𝐬𝐤𝐮𝐚𝐝𝐫ë𝐧 𝐭𝐨𝐧ë 𝐧ë 𝐠𝐣𝐲𝐬𝐦ë𝐧 𝐞 𝐩𝐚𝐫ë 𝐭ë 𝐤ë𝐭𝐢𝐣 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐢 𝐮𝐫𝐨𝐣𝐦ë 𝐬𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬𝐞 𝐧ë 𝐤𝐚𝐫𝐫𝐢𝐞𝐫ë𝐧 𝐞 𝐭𝐢𝐣 𝐭ë 𝐦ë𝐭𝐞𝐣𝐬𝐡𝐦𝐞.
𝐅𝐚𝐥𝐞𝐦𝐢𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐭 𝐗𝐡𝐞𝐥𝐢𝐥 𝐀𝐬𝐚𝐧𝐢!”


Pas Dodev, nga Vllaznia largohen edhe dy ish futbollistë të Shkëndijës!


Mbrojtësi i krahut të majtë te Vllaznia ishte transferuar gushtin e vitit të kaluar nga rradhët e Erzenit, ndërsa kujtojmë se në Shqipëri kishte luajtur gjithashtu edhe me KF Bylisin, te e cila skuadër ishte transferuar pak para se të mbushte të 20-tat nga skuadra amë e Vëllazërimit.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, Asani përveç në Maqedoni, ku kishte luajtur edhe me skuadrat si, Metalurgu dhe Shkëndija, kishte bërë edhe një karrierë ndërkombëtare, duke arritur madje edhe deri në Amerikë, për të luajtur me Pittsburgh, derisa në Europë, kishte provuar të luaj edhe në Maltë, Bjellorusi, Uzbekistan, Bosnje e Hercegovinë dhe Rusi. (infOSport.mk)

Leave a Reply