Konfirmohet lajmi i “infOSport.mk”, Ilieski prezantohet te Voska Sport

Ish futbollisti i Kukësit, Antonio Ilieski, i cili 6 muajt e fundit provoi veten te skuadra e Flamurtarit të Vlorës, në pranverë do të luaj me skuadrën e Voska Sport.

Transferimin e mbrojtësit me origjinë nga Gostivari te skuadra shqiptare nga Ohri, “infOSport.mk” e kishte paralajmëruar gati një javë më parë, ndërsa i njëjti morri konfirmimin vetëm gjatë ditës së sotme, kur edhe zyrtarisht u prezantua me fanellën e Voska Sport, në praninë e presidentit Nefi Useini dhe Drejtorit të ri Sportiv, Iskender Jonuzi.

Në futbollin shqiptarë, Ilieski ishte transferuar verën e vitit 2022 nga ekipi i Renovës, ndërsa në futbollin vendor, i njëjti kishte luajtur edhe me Gostivarin, Euromilkun, Makedonija Gj.P, Tikveshin dhe Korabin.

Voska Sport do të jetë klubi i tij i 7-të në Maqedoni, për qendërmbrojtësin 27-vjeçar, i cili në elitën e futbollit vendor numëron 30 paraqitje dhe 1 gol të shënuar. (infOSport.mk)

Leave a Reply