Mesfushori i talentuar i Struga Trim Lum, Jusuf Kaba, në stinorin pranveror do të luaj me fanellën e Karaormanit. Ai te skuadra tjetër strugane do të luaj në formë huazimi, pasi një vendim të tillë kishte marrë në konsultim me trajnerin Shpëtim Duro.
Kaba, është prodhim i shkollës së Struga Trim Lum dhe tek i njëjti vazhdojnë të llogarisin vetë drejtuesit e skuadrës kampione, që besojnë se te Karaormani i njëjti do të rigjejë më shumë hapësira dhe se do të ketë mundësinë për të dëshmuar kualitetet që posedon si lojtar.
19-vjeçari Kaba, nuk është futbollisti i vetëm që është huazuar në një skuadër tjetër nga rradhët e kampionëve të Struga Trim Lum, pasi siç kemi njoftuar më herët, sulmuesi Senad Jaroviç, do të luaj me fanellën e SC Gjilanit në Superligën e Kosovës. (infOSport.mk)