Egzon Bejtullai edhe zyrtarisht pjesë e Dritës së Gjilanit, rivalit të përbetuar të skuadrës së Gjilanit, aty ku mbrojtësi tetovar luajti 6 muajt e fundit.
Te skuadra nga Kosova, Bejtullai do të gjejë trajner shkupjanin, Zekirja Ramadanin, nën urdhërat e të cilit është vëmë menjëherë, duke pasur parasysh se skuadrës së tij të re, ish futbollisti i Shkëndijës i është bashkuar direkt në Antalia të Turqisë.
Me Dritën, mbrojtësi tetovar ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë. (infOSport.mk)