Në verë, Benzema tronditi jo pak me vendimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi, për më tepër për të nisur një aventurë të re si “sheik” në Arabinë Saudite.
Fituesit i “Topit të Artë” në vitin 2022 nënshkroi me Al-Ittihad një kontratë 3-vjeçare, nga ku do të përfitonte 258 milionë sterlina, por në asnjë moment Benzema nuk është ndier komod në Arabi.
Më shumë se sa për golat e tij, 15 në 24 ndeshje, “bomberi” francez është lakuar këtë periudhë për dëshirën e tij për t’u rikthyer edhe një herë tjetr në Evropë.
Emri i Benzema po qarkullon fuqishëm në Premierlign angleze, aty ku pr shrbimet e tij interesohen skuadrat si Çelzi dhe Mançester Junajted, ndrkoh siç raportojn gjat dits s sotme mediat n Angli, pr shrbimet e ish “bomberit” t Real Madridit, ineteres ka shfaqur edhe Arsenali.
Në këto moment krize, Arteta sheh te Benzema sulmuesin ideal për të përforcuar repartin ofensivë, për më tepër “gjeli” është një lojtar me shumë eksperiencë, një lojtar që di se si fitohet, pikërisht ajo që i mungon prej kohësh Arsenal.