Interi mbërriti mbrëmë në Riad dhe po përgatitet për ndeshjen e parë të Superkupës kundër Lacios.
Klubi dhe presidenti Zhang nga Kina po shtyjnë me premio, vetëm për të rritur vlerën e një titulli sportiv që Interi kërkon të marrë për të tretin vit radhazi.
Kështu presidenti “zikaltër”, Steven Zhang ka vendosur të ofrojë një premio prej 1.5 milion euro për lojtarët e tij, në rast se arrijnë të fitojnë sërish trofeun e SuperKupës, që në program është të premten.
Kujtojmë ekipi fitues do të fitoj plotë 8 milionë euro.