Sabit Bilali së shpejti prezantohet te Rabotniçki!

Sabit Bilali dhe Rabotniçki janë shumë pranë marrëveshjes. Informacionet të besueshme pranë “infOSport.mk” bëjnë me dije se palët janë duke precizuar edhe disa nga pikat e fundit të kontratës, që pritet të realizohet shumë shpejtë.

“Po, Bilali mund të konsiderohet lojtari ynë i ri, kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla për ti rrumbullaksuar dhe ai edhe zyrtarisht të prezantohet me fanellën e skuadrës tonë.” – na thanë nga tabori i “romantikëve”.

Kështu, Bilali vetëm pas një viti rikthehet sërish në futbollin vendor, aty ku së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, ndërsa në Ligën e Parë, gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Makedonija GJ.P, Gostivarit dhe FC Shkupit.

Me fanellën e Partizanit, Bilali këtë edicion zhvilloi gjithsej 15 paraqitje mes kampionatit dhe Europës. (infOSport.mk)

Leave a Reply