E paralajmëruam pak orë më parë, ndërsa tashmë konfirmimi vjen edhe nga vetë klubi i Vllaznisë. Braziliani Andrey Yago da Silva Mesquita edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës shkodrane, që udhëhiqet nga strategu tetovar, Qatip Osmani.
Braziliani i Makedonija GJ.P, Yago i bashkohet Vllaznisë!
26-vjeçari Yago me skuadrën e Superligës shqiptare ka firmosur kontratë për një vit, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Yago luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti përveç që kishte provuar veten në futbollin tonë vendor, kishte luajtur edhe në vendlindjen e tij në Brazil si dhe në Portugali me skuadrën e Fatima.