Ish futbollisti i Kombëtares shqiptare, Klodian Duro, është banori më i ri i “Big Brother Albania VIP 3”. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare dhe trajneri i disa klubeve ka vendosur të izolohet në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Nëse aventura e tij shkon mirë, Duro pritet të izolohet mbi 100 ditë në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë.
Kujtojmë se Klodian Duro ka qenë së fundmi trajner i Gjilanit, ndërsa gjatë karrierës së tij prej trajneri, ai ka udhëhequr gjithashtu edhe klubet, si: Kukësi, Kamza, Luftëtari, Lushnja dhe Feronikeli.
46-vjeçari në “Big Brother Vip Albania 3” gjen edhe Gabriele Mezinin, një ish-futbollist i futur në ditët e parë të këtij “reality show”.