Qatip Osmani ditë më parë në Konferencë për Shtyp për gazetarë tha se ekipi ka nevojë për përforcime të reja, edhe atë në të gjitha repartet. Kështu së fundmi në stërvitje me skuadrën e strategut tetovar ka zbritur edhe braziliani, Andrey Yago da Silva Mesquita.
Një emër i njohur ky edhe për opinionin tonë sportiv, pasi i njëjti së fundmi ishte pjesë e Makedonija Gj.P. Ai në pjesën e parë të sezonit zhvilloi 12 paraqitje në Ligën e Parë, aty ku gjithsej numëron plotë 22 ndeshje brenda një viti që kishte kaluar në Gjorçe Petrov.
Yago luan në krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa i njëjti përveç që kishte provuar veten në futbollin tonë vendor, kishte luajtur edhe në vendlindjen e tij në Brazil si dhe në Portugali me skuadrën e Fatima.
Mbetet të shihet nëse i njëjti do të nënshkruajë kontratë me Vllazninë e Shkodrës, apo është vetëm në prova. (infOSport.mk)